Qeni i bllokuar për dy ditë në gropën e qelbësave shpëtohet gjallë nga zjarrfikësit (fotot)

02/03/2022 15:25

Një qen i bllokuar nën tokë në një gropë të thellë balte për më shumë se dy ditë është shpëtuar gjallë nga përpjekjet e përbashkëta të zjarrfikësve dhe aktivistëve të kafshëve në Britani.

Grupet e shpëtimit u thirrën në skenën e ngjarjes në Coalville, Leicestershire, dje në mesditë kur i zoti pikasi qenin e tij të bllokuar prej më shumë se një dite.

Qeni kishte hyrë në gropë dhe nuk mundej më të dilte pasi u bllokua në baltë.

Zjarrfikësit që erdhën në vendngjarje duhej të përdornin mjete të specializuara për të dëgjuar lehjet e qenit për të ditur ku të gërmonin.

Të tjera grupe shpëtimi u thirrën në skenë derisa zhurmat e lëshuara nga qeni sollën në lokalizimin e tij.

Shërbimet konfirmuan se qeni u shpëtua mbrëmë rreth orës 19.00 dhe u bashkua me pronarët e tij.

Gropa e qelbësave besohet se ishte inaktive dhe nuk përdorej nga kafshë të tjera kështu që u mbyll dhe një tabelë u vendos mbi të për të evituar që të tjera kafshë të gjendeshin në pozita të ngjashme.

FOTO GALERI
3/3
Shërbimet konfirmuan se qeni u shpëtua mbrëmë rreth orës 19.00 dhe u bashkua me pronarët e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA