Fundoset në Atlantik transportuesja me makina luksoze gjermane, 13 ditë pas zjarrit misterioz në bord (foto)

02/03/2022 15:49

Një transportuese makinash luksoze me destinacion SHBA është mbytur sot në Atlantikun qendror gati dy javë pas një zjarri që shpërtheu në bordin e saj pranë ishujve portugezë Azores.

Zjarri që dëmtoi rëndë transportuesen Felicity Ace shkaktoi dhe fundosjen e saj teksa po tërhiqej nga marina portugeze.

Marina portugeze konfirmoi fundosjen e anijes rreth 220 metra të gjatë, në një kohë kur ekuipazhi i saj ishte evakuar shpejt pas nisjes së zjarrit ende të pashpjeguar.

Një operacion i gjerë kishte nisur për shuarjen e zjarrit teksa anija kishte lundruar për disa ditë pa asnje ne bord.

Nuk është e qartë sesa makina po transportoheshin në anije, por një anije me masën e Felicity Ace mund të mbante të paktën 4,000.

Prodhuesit gjermanë të automjeteve nuk pranonin të diskutonin se çfarë modelesh ishin duke u transportuar, por grupi Porsche tha se ishte kontaktuar nga pikat e shitjes në SHBA që prisnin automjetet e porositura.

“Ne po punojmë për të zëvendësuar çdo automjet  të prekur nga ky incident dhe makinat e reja do të ndërtohen së shpejti”, tha në një email Angus Fitton, zëvendës president i Porsche Cars North America.

Anija transportonte automjete elektrike dhe jo-elektrike, sipas autoriteteve portugeze.

Dyshimet për shkaqet e nisjes së zjarrit më 16 shkurt binin mbi bateritë e litiumit të automjeteve që janë regjistruar edhe më parë si burim incidentesh, por autoritetet thanë se nuk kanë prova për çështjen.

Zyrtarët shtonin se anija mbante 2,200 ton karburant dhe 2,200 ton vaj që mund të ndotin oqeanin. Autoritetet portugeze thanë se vetëm një njollë e vogël nafte shihej teksa anija fundosej, të cilën anijet e ndihmës po e thithnin me pompa.

FOTO GALERI
2/8
Marina portugeze ne operacionin e evakuimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA