Avioni më i madh në botë i Ukrainës mund të jetë ende i paprekur pas frikave se u shkatërrua nga Rusia (fotot)

02/03/2022 16:23

Avioni më i madh në botë i raportuar se u shkatërrua nga ushtria ruse gjatë fushatës së pushtimit të Ukrainës, mund të jetë ende i paprekur, tha së fundmi një ekspert.

Të dielën u raportua nga mediat kryesore se avioni ukrainas Antonov AN-225 ‘Mriya’ ishte shkatërruar gjatë betejës në aerodromin ushtarak të  Hostomel pranë Kievit.

Por Paul Bryne, profesor i shkencave planetare në Universitetin e Uashington thotë se lajmi mund të mos jetë i vërtetë.

“Mos jini të bindur për lajmin mbi avionin An225”, shkroi eksperti duke publikuar disa imazhe satelitore të publikuara së fundmi.

“Kam mbivendosur këtë plan mbi atë që supozohej të ishte bishti i dukshëm i avionit, sipas këtij imazhi të postuar më herët në @CSBiggers”, shkruante ai.

“Edhe pse ka dëme të shumta në hangarin e avionit, shumica e trupit të tij është në pjesën e padëmtuar të strehimit”.

Ai shtonte më tej: “Sigurisht që ne nuk do ta dimë derisa të dalin fotot e vërteta nga terreni, apo nëse pjesa e shpëtuar do të jetë më e vlefshme për fluturim”.

“Por është gjithashtu që pjesa më e madhe e avionit, të paktën nga ana strukturore, të jetë e padëmtuar. Ose të paktën shpresoj”, tha eksperti.

Javën e kaluar ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shpërndante një imazh të avionit duke komentuar se “vendi nuk do të dorëzohet kurrë”.

Ai tha: “Ky është avioni më i madh në botë, AN-225 ‘Mriya’ (‘Ëndërra’ në gjuhën ukrainase). Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya’.

“Por ata nuk do të shkatërrojnë kurrë endrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe evropian. Ne do të triumfojmë!”

“Ne do ta rindërtojmë avionin” , shtonte më tej ministri.

FOTO GALERI
2/3
Antonov AN-225 'Mriya' eshte avioni më i madh në botë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA