Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me 141 vota rezolutën e mbështetur edhe nga Shqipëria, e cila dënon pushtimin rus në Ukrainë “në termat më të fortë të mundshëm”.
Votimi ishte 141 vende në favor, mes të cilave edhe Serbia, dhe pesë vende ishin kundër tij, me 35 vende të tjera që abstenuan.Ndërsa rezultatet u vendosën në ekranin e dhomës, ndodhi një ovacion i rrallë në sallë.
Rezultati, ndonëse ligjërisht jo detyrues, mbart një peshë politike globale, megjithëse është e dyshimtë nëse do të ndryshojë agresionin ushtarak të Moskës.
Rezoluta “kërkon gjithashtu që Federata Ruse të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.
Pas votimit ministrja Olta Xhaçka njoftoi në twitter: 141 vota për paqen në Ukrainë 🇺🇦! Vetëm 5 vota kundër: Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia. Bota 🌍 ka folur kundër agresionit rus! Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin!
Top Channel