Zjarri shkatërrimtar vret 11 njerëz në qendrën tregtare (fotot)

01/03/2022 20:25

Zjarrfikësit pastronin rrënojat e djegura jashtë një qendre tregtare në kryeqytetin sirian Damask, ku një zjarr tragjik vrau 11 njerëz mengjesin e sotëm.

Ministria e brendshme tha se ishte zjarri i mëngjesit të së martës ishte nga më tragjikët e viteve të fundit.

Shumë nga të vrarët ishin roje sigurie dhe staf i turnit të natës që punonin në qendrën gjashtë katëshe, tha kreu i mbrojtjes civile Ahmad Abbas.

Dy njerëz ishin plagosur në tragjedi.

Në deklaratën e ministrisë thuhej se zjarri kishte shkaktuar dëme të gjera në dyqanet që shisnin rroba, kozmetike apo sende lëkure, të gjitha nxitëse të flakeve.

Ende nuk janë zbuluar shkaqet e sakta, por zjarret në kryeqytetin sirian janë relativisht të shpeshta, të shkaktuara nga shkendija elektrike apo mjete të pasigurta ngrohjeje.

Kreu i policisë së Damaskut tha se shkaku i ngjarjes me shumë gjasa ishte “i brendshëm”.

“Zjarri u përhap aq shpejt sa njerëzit në ndërtesë nuk mundën të shpëtonin”, tha ai për mediat.

FOTO GALERI
2/6
Zjarri tragjik vrau 11 njerëz mengjesin e sotëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA