Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka fituar një pëlqim global teksa po lufton për të mbrojtur vendin e tij pas pushtimit të Rusisë.
Një kërkesë e çuditshme ka ardhur nga fansat, ku kërkojnë prodhimin e një filmi politik për udhëheqësin e Ukrainës.
Përveç kësaj kërkese ata kanë dhënë edhe opsionin e aktorit që mund të luante rolin e Zelensky-t në këtë film, aktorin Jeremy Renner.
Një ndër arsyet që i shtyu simpatizantët të mendonin kështu është e kaluara e presidentit të Ukraines Zelensky.
Ai është një ish-aktor që hyri në arenën politike në vitin 2019. Babai i dy fëmijëve ishte një nga komedianët më të njohur të televizionit të Ukrainës.
Disa prej fansave u pëlqeu kjo ide por disa të tjerëve jo. Ata u shprehën se Ukraina është në luftë dhe ka gjëra më të rëndësishme për të menduar.
Disa përdorues të Twitter-it u shprehën:
“Ukrainasit po humbasin jetën e tyre dhe po u shkatërrohen shtëpitë e bizneset”
“Jeremy Renner duhet të luajë Zelensky-n në film! Kjo është gjëja më patetike dhe pa shije për të cilën mund të mendoni tani”.
“Jeremy Renner duhet të luajë Volodymyr Zelensky-n në një film për luftën në Ukrainë, ky nuk është argëtim sepse njerëzit po vdesin. Njerëzit po dalin nga shtëpitë e tyre”.
Top Channel