‘Hulku’ ukrainas duket se ndalon tankun rus vetëm me duar duke i dalë përpara (video)

01/03/2022 18:22

Një video e pabesueshme është shpërndarë e njeriut që njihet tashmë si ” Hulku i Ukrainës” që i del përpara me trup një tanku rus dhe vetëm me duar duket se ndalon armikun.

Raportimet thonë se Vladimir Putin dhe ushtria ruse janë zënë të papërgatitur nga rezistenca ukrainase, gjë që ka gjetur simbolizëm të gjerë në burrin në video që me duart e shtrira duket se ndalon tankun në Bakhmach, në verilindje të Kievit.

Pamjet e burrit të paidentifikuar u shpërndanë dje në një faqe zyrtare ukrainase me shkrimin:  “Hulku ukrainas ndalon tankun rus vetëm me duar.”

Disa ditë më parë u shpalos një skenë e ngjashme ku një burrë i paarmatosur sulmonte tankun rus duke e goditur me grushte.

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se fushata ushtarake është e sukseshme, ndërsa SHBA thotë se Moska po zhgënjehet nga ritmi i ngadaltë i progresit pasi nuk priste mbrojtjen ukrainase.

Në të tjera videos shihen qytetarë të Ukrainës që i dalin përpara ushtarëve rusë, si në rastin e burrit të moshuar që ulëriste duke u thënë që ishin “marioneta”, se ishin pushtues dhe se nuk kishin të drejtë të vinin këtu.

FOTO GALERI
1/2
Një video e pabesueshme është shpërndarë e njeriut që njihet tashmë si " Hulku i Ukrainës"

Top Channel