Finlanda debaton sot anëtarësimin në NATO megjithë kërcënimin e Rusisë një ditë më parë (fotot)

01/03/2022 15:39

Finlanda pritej sot të debatonte anëtarësimin në NATO me përfaqësuesit e aleancës ushtarake, megjithse si vend kufitar me Rusinë kishte ruajtur deri tani neutralitetin dhe një ditë më parë ishte paralajmëruar për të kundërtën nga Moska.

Mirëpo pas konfliktit të fundit në Ukrainë dikush ne Finlandë ka organizuar një referendum për çështjen që tashmë raportohet se ka arritur 50,000 firma.

Deputetët finlandezë po diskutojnë sot mbi anëtarësimin e vendin në Aleancën e Atlantikut Verior në një ndryshim historik qëndrimi me pasoja ndoshta të paprecendenta.

Kryeministrja 37 vjeçare e vendit Sanna Marin tha: “E kuptoj ndryshimin që mund të ketë mbi qëndrimin e finlandezëve mbi anëtarësimin në NATO pas veprimit ushtrak të Rusisë ndaj Ukrainës”, teksa propozoi diskutimin në parlament.

Marin shtoi se ndryshimi në pozitën e vendit vjen pas qëndrimeve të fundit agresive të Moskës. Ajo shtonte për të përditshmen Helsingin Sanomat: “Çështja është nëse Rusia i kalon kufijtë, ne do të jemi vetëm apo me të tjerë?”

Finlanda ka një kufi të gjatë me Rusinë dhe dy vendet kanë luftuar  në vitin 1939 deri në 1940.

Rusia së fundmi ka kërcënuar si Finlandën dhe Suedinë me “pasoja ushtrake” nëse ndërhyjnë në politikën e saj të jashtme.

Në sondazhin e fundit në Finlandë të organizuar nga grupi televiziv ‘Yle’, rezultoi se 53 përqind e finlandezëve kërkonin bashkimin me aleancën ushtarake.

Sondazhi kishte përfshirë vetëm 1,382 të anketuar brenda dy ditëve mes moshave 18 e 80 vjeç, sipas rrjetit Yle.

Zhvillimi vjen megjithse në një anketë të ngjashme në janar vetëm 28 përqind ishin shprehur në favor të aderimit në NATO.

Finlanda ka një kufi prej 830-miljesh me Rusinë dhe bashkë me Suedinë kanë marrë garanci për pavarësinë e politikave të tyre të jashtme nga NATO.

Por si Helsinki dhe Stokholm kanë hequr nga dyqanet produktet ruse të alkoolit duke zgjeruar bllokadën e rëndë ekonomike të Perëndimit ndaj Rusisë që mund të ndikojë në përkeqësimin e konfliktit.

Rusia përsëriti sot se bashkimi i fqinjëve të saj me bllokadën do të sjellë pasoja.

“Finlanda e Suedia nuk duhet të bazojnë sigurinë e tyre në dëmtimin e sigurisë së vendeve të tjera ndërsa aderimi i tyre në NATO do të ketë pasoja ushtarake e politike”, tha zëdhënesja e politikës së jashtme të Moskës, Maria Zakharova.

FOTO GALERI
2/5
Aktualisht vendet e NATO-s te shenuara me blu

Top Channel