Surpriza e Beatrix Ramosajt për Donaldin natën e finales së Big Brother VIP ishte një ndër temat që u diskutua në puntatën e fundit të post Big Brother VIP.

“Ai i foli kitaristit kur aty ishte Triksa”, tha Ardit Çuni në studio.

Mes trëndafilave të kuq dhe një performance  live të këngës së tyre të preferuar në kitarë, ata duket se shuan inatin atë natë.

Duket se inati ra poshtë mes të tyre, ndërsa u puthën dhe përqafuan me njëri-tjetrin. Tashmë pritet që të shpallet fituesi i çmimit të madh Big Brother VIP.

Kujtojmë se marrëdhënia mes Borës dhe Donaldit është një ndër më të komentuarat në BBV, ndërsa ai më pas u përfshi në një lidhje dashurie me Beatriks Ramosajn.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Donald dhe Beatrix nuk janë parë bashkë, duke krijuar dyshime se ata nuk janë më në një lidhje.

 

FOTO GALERI
2/11

Top Channel