Po kryenin lutjen e së premtes/ Shpërthim në një xhami në qytetin sirian të Homsit, të paktën 8 të vdekur dhe 18 të plagosur 26/12 18:20
Ukraina po përgatit një aplikim për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian sipas një procedure të veçantë, tha kryeministri Denis Shmygal.
Me anë të një statusi në median e tij sociale, kryeministri ukrainas tha se populli i tij e ka vërtetuar që janë pjesë “integrale e komunitetit evropian”.
Shmygal shkroi që ai vetë kishte komunikuar me homologun slloven për këtë çështje, po ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Top Channel