Blogeri i kontestuar amerikan dënohet për lajmin se aktori i aksionit Steven Seagal ‘është bashkuar forcave speciale ruse’ (fotot)

28/02/2022 17:22

Blogeri i kontestuar amerikane Joe Rogan është vënë në lojë të fundmi për shpërndarjen e një lajmi të rremë nga CNN ku thuhet se aktori amerikan Steven Seagal i cili jeton në Rusi dhe ka qytetari ruse, është bashkuar me forcat speciale të ushtrisë dhe është stacionuar pranë Kievit.

Komentuesi i zhurmshëm 54-vjeçar postoi sot foton e një lajmi ku duket Seagal me uniformë të forcave speciale dhe me një armë në dorë.

“Agjencitë e inteligjencës nëpër botë kanë pikasur aktorin amerikan Steven Seagal mes forcave speciale ruse të pozicionuara në aerodromin e Gostomel në periferi të Kievit, që është nën kontrollin e forcave ruse”, shkruante ai me ironi në lajmin e rremë.

Më pas në një koment për postimin Rogan fliste më seriozisht: “Sikur ta dija vërtet skenarin e këtij filmi që po jetojmë, do të thoja se jemi disa orë larg mbërrijtes zyrtare të alienëve”.

Rusia sulmoi Ukrainën javën që shkoi mes dënesës dhe sanksioneve nga liderët e shumë vendeve të botës, por Moska thotë se zhvillimi vjen pas sulmeve e bombardimeve ndaj popullatës rusofone në lindje të Ukrainës që prej vitit 2014.

Disa nga përdoruesit nuk bindeshin për postimin: “Më duhet të shkoja në Google për t’u siguruar që nuk ishte e vërtetë, është një botë e çmendur”.

Ndërsa një tjetër shkruante: “Na flet për pushtime aliene apo se po jetojmë në filma, por kur nis tragjedia e vërtetë dhe njerëzit vdesin, ti hesht”.

FOTO GALERI
1/5
Joe Rogan është vënë në lojë të fundmi për shpërndarjen e një lajmi të rremë nga CNN ku thuhet se aktori amerikan Steven Seagal është bashkuar me forcat speciale të ushtrisë ruse

Top Channel