Vrau në mënyrë makabre prindërit e tij, del për herë të parë para gjyqit djali i regjisorit të famshëm të Hollywood-it 17/12 22:10
Ukraina do të kërkojë armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse në takimin me delegacionin rus në Bjellorusi.
“Delegacioni ukrainas mbërriti në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse”, tha presidenca e Ukrainës në një deklaratë.
“Fokusi i bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina”, vijon deklarata.
Delegacioni do të jetë Ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak dhe zëvendës ministrin e Punëve të Jashtme, Mykola Tochytskyi.
Top Channel