Ariu gjigant ndjek me vrap turistin që regjistronte duke bërë ski në alpet franceze (video dramatike)

28/02/2022 18:15

Muzikanti brazilian Alok Petrillo u tmerrua kur mësoi se një ari gjigant e kishte ndjekur gjatë sesionit të tij të skive në alpet fraceze, por vetëm, pasi pa videon që kishte regjistruar.

Alok ishte me fat që shpëtoi pa u trazuar në episodin që mund të kishte përfunduar shumë më keq.

Burri i njohur ndryshe si DJ Alok, u përball me episodin shokues  gjatë pushimeve në Courchevel, teksa shijonte rajonin e mbuluar nga bora.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alok (@alok)


Ai nuk ishte fare i ndërgjegjshëm për predatorin teksa shijonte rrëshkitjen në dëborë me skinë teke ‘snowboard’.

Alok shihet që regjistron zbritjen e tij në dëborë, pa e kuptuar se kafsha gjigante ishte gjithashtu në video.

Rreth fundit të pamjeve ariu ndjekes duket se rrëshket duke vrapuar dhe heq dorë nga ndjekja e Petrillo.

Protagonisti tha se “nuk dinte cfare te ndjente” per episodin e rrezikshem qe kaloi ne menyre te pavetedijshme.

FOTO GALERI
1/3
Ai nuk ishte fare i ndërgjegjshëm për predatorin teksa shijonte rrëshkitjen në dëborë

Top Channel