24/11 11:49
Kryebashkaiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka deklaruar se kryeqyteti i Ukrainës ka hyrë tashmë në fazën mbrojtëse.
Në një konferencë për shtyp, Klitschko tha se në disa lagje ende po vazhdojnë të shtënat dhe shpërthimet, por tashmë Kiev ka nisur mbrojtjen ndaj forcave ruse.
“Qyteti ka kaluar në një fazë mbrojtëse. Të shtëna dhe shpërthime po kumbojnë në disa lagje, diversantët kanë hyrë tashmë në Kiev. Armiku dëshiron të gjunjëzojë kryeqytetin dhe të na shkatërrojë,” tha kryebashkiaku.
Kiev është “shenjestra” kryesore e pushtimit rus në Ukrainë, i cili ka nisur që prej mëngjesit të djeshëm dhe është sulmi më i madh ndaj një shteti evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.
Top Channel