Biri i milionerit në Pakistan dënohet me vdekje për përdhunimin e vrasjen e bijës së diplomatit pas refuzimit të propozimit (fotot)

25/02/2022 15:28

Një qytetar amerikan, bir i një prej familjeve më të pasura në Pakistan është dënuar sot me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen makabre me prerje koke të bijës së një diplomati pasi ajo kishte refuzuar propozimin e tij për martesë.

Zahir Jaffer vrau barbarisht 27 vjeçaren Noor Muqaddam, në shtëpinë e tij në Islamabad më 20 korrik 2021.

Kamerat e sigurisë tregonin Mukadam, bijë e një ish-ambasadori të vendit, teksa përpiqej dëshpërimisht të largohej por u ndalua nga dy anëtarë të stafit shtëpiak të Jaffer.

Në pamje ajo shihet që tërhiqet përtokë nga krahu nga një burrë dhe më pas brenda derës së shtëpisë.

Në gjykatë u tha se 30-vjeçari amerikano-pakistanez e kishte torturuar te rene me goditje, e kishte përdhunuar dhe më pas me një armë të mprehtë i kishte prerë kokën.

Të akuzuarit kryesor i është dhënë dënimi me vdekje”, tha gjykatësi Atta Rabbani në gjykatën e Islamabad.

Prindërit e Jaffer, Zakir Jaffer e Asmat Adamjee, u shpallën të pafajshëm në akuzat e tentativës së mbulimit të gjurmëve të krimit.

Dy anetarë të stafit u dënuan me 10 vjet burg për ndihmë në vrasje.

“Jam i lumtur që më në fund është bërë drejtësi”, tha Shuakat Mukadam, babai i Noor, duke u zotuar të sfidonte pafajësinë e dhene per prindërit e vrasësit.

Çështja ka shkaktuar reagime të shumta nga aktivistët e të drejtave për mosndëshkim të dhunës së vazhdueshme ndaj grave.

Natyra tronditëse e vrasjes, e cila përfshin një nga familjet më elitare të shoqërisë së Pakistanit, shtoi presionin ndaj gjykatës për të vepruar shpejt në një vend ku sistemi i drejtësisë njihet për ngadalësinë dhe korrupsionin.

Sipas aktivistes Asma Jahangir që jep asistencë për gratë e abuzuara, dënimet për të akuzuarit për dhunë ndaj grave në vend janë më pak se tre përqind.

Por në verdiktin e fundit cilësohej se Jaffer do të “varet nga qafa derisa të ketë vdekur”, së bashku me dënimin 25 vjet burg për pengmarrje e përdhunim.

Ai ka ende të drejtë të apelojë vendimin e sotëm.

Vrasësi i përket familjes pakistaneze pronare të grupit tregtar Ahmed Jaffer and Company të krijuar në 1849.

Prej kohësh në Pakistan nuk janë kryer më ekzekutime, prej presionit nga Perëndimi.

I fundit është kryer në dhjetor 2019, çka do të thotë se Jaffer do të kryejë vetëm burgim me të drejta lehtësimesh për ditë festash apo sjellje të mirë.

FOTO GALERI
2/5
Ai vrau barbarisht 27 vjeçaren Noor Muqaddam, në Islamabad më 20 korrik 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA