Ukraina dislokon tanket në betejën e aerodromit në veri të Kievit (fotot)

24/02/2022 19:48
Forca ukrainase prane Gostomel

Ushtria e Ukrainës ka dislokuar sot tanket në betejën për fushën ajrore Gostomel në veri të kryeqytetit Kiev, ku forcat ruse kanë sulmuar.

“Luftimet vijojnë për fushën ajrore të Gostomel,” tha kreu i forcave të armatosura Valeri Zaluzhni teksa pamjet tregonin helikopterë ushtarakë që fluturonin në zonë.

Fusha ajrore e Gostomel, e cila gjendet pranë aeroportit civil Antonov është pika më e afërt me kryeqytetin ku kanë arritur forcat ruse.

Forcat ajrore ruse kishin marrë kontrollin e fushës ajrore Gostomel por presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se “ato do të rrethohen dhe do të shtypen”.

“Trupat paraushtarake armike në Gostomel janë bllokuar, dhe trupat tona aty kanë marrë urdhër t’i shkatërrojnë,” tha Zelensky në një mesazh video. Pala ruse nuk eshte shprehur mbi betejen.

Rezidenti lokal Alexander Kovtonenko, tha se kishte parë dy avionë që kishin lëshuar predha ndaj njësive tokësore ukrainase.

“Të shënat vazhduan për gati tre orë, disa avionë fluturuan mbi zonë dhe të shtënat rinisën,” tha ai për rrjetin AFP.

Më herët rojet kufitare të Ukrainës konfirmonin se forca tokësore ruse të shoqëruar me tanke kishin ardhur nga kufiri me Bjellorusinë drejt rajonit të Kievit.

FOTO GALERI
1/3
Tym i dendur nga fusha ajrore ne veri te Kiev

Top Channel