Sulmi rus ndaj Ukrainës, Yuri Kim bisedon me Ramën dhe Xhaçkën
24/02/2022 16:55
Ambasadorja e SHBA, uri Kim bisedoi sot me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhacka për sulmin rus ndaj Ukrainës.
Me anë të një postimi në Twitter, ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se folën “ mbi pushtimin e paprovokuar & të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia.”
Për këtë, SHBA dhe Shqipëria bashkohen me të tjerë në mbarë botën për të dënuar veprimet e Rusisë në kuptimin më të fortë të mundshëm.
“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo për të vënë Rusinë përpara përgjegjësisë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes e sigurisë globale”, shkruan Kim.
Top Channel