Paralajmërimi i Putin për Perëndimin: Kushdo që ndërhyn përballet me pasojat më të rënda në histori (fotot)

24/02/2022 15:31

Presidenti rus Vladimir Putin pas nisjes së inkursionit në Ukrainë ka dhënë një paralajmërim drithërues për ‘aleatët’ e saj në Perëndim duke njoftuar mëngjesin e sotëm me pasoja që sipas tij “do t’i bëjnë të pendohen”.

Teksa shpërthime dëgjoheshin sot pranë kryeqytetit ukrainas Kiev, presidenti rus tha në transmetimin direkt herët në mëngjes se operacioni special ushtarak ka si qëllim “de-nazifikimin e Ukrainës”.

Zhvillimi vjen teksa sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Geteres i bëri thirrje Rusisë të ndalojë ofensivën ushtrake.

Por Putin iu drejtua ushtarakëve ukrainas ‘të lënë armët dhe të shkojnë në shtëpi’, duke thënë se “Rusia nuk mund të ekzistojë me kërcënimin konstant nga territori i Ukrainës, prandaj përplasja ushtarake mes ushtarëve rusë e ukrainas ishte e paevitueshme”.

Presidenti amerikan Joe Biden iu përgjigj mbrëmë sulmit të Putin duke thënë: “Lutjet e të gjithë botës janë me Ukrainën e cila po pëson një sulm të paprovokuar e të pajustifikuar nga ushtria ruse”.

Raportimet nga terreni flasin se forcat ruse kanë neutralizuar sisteme mbrojtjeje ajrore të Ukrainës dhe të flotës detare të vendit.

Disa minuta pas fjalës së Putin shpërthime dëgjoheshin në kryeqytetin Kiev në Kramatorsk në Ukrainën qendrore dhe në Odessa në jug, shkruan britanikja Daily Mail.

Në të gjithë Ukrainën, raketa balistike kanë shkatërruar infrastrukturë ushtarke dhe impjante strategjike, thonë burimet e Moskës.

Qyteti i Mariupol, në Detin e Zi pranë kufirit rus raportohej të ishte nën sulmin e ushtrisë. Rajoni strategjik do të ishte një vijë kalimi për republikat e reja të pavarura te rajonit Donbas.

Në Kiev, njerëzit nisën të përdornin strehimet nëntokëssore pas zhurmave të largëta të shpërthimeve, edhe pse alarmi i sulmeve ajrore nuk ishte ndezur.

Putin tha në fjalimin për Rusinë: “Vendosa të nis këtë operacion special ushtarak për arsye të kërcënimin që vjen nga territori i Ukrainës. Nuk kishim mundësi tjetër për të mbrojtur popullin tonë përveç kësaj që përdorëm sot.”

FOTO GALERI
1/7
Presidenti rus Vladimir Putin pas nisjes së inkursionit në Ukrainë ka dhënë një paralajmërim drithërues për ‘aleatët’ e saj në Perëndim

Top Channel