Pamje tankesh të shkatërruara ruse, posta kufitare që goditen publikohen nga palët e konfliktit (video-foto)

24/02/2022 17:56

Në një video që qarkullonte sot në mediat sociale supozohej të shiheshin mbetjet e një karvani të shkatërruar tankesh ruse që ishin goditur nga forcat e Kievit.

Pamjet e shpërndara nga rrjeti Current Time TV në llogarinë e tyre në Telegram tregonin tym që dilte nga mjetet e rënda të ndaluara, që raportohej se ndodheshin në qytetin lindor të Kharkiv.

Në një tjetër kënd kamera tregon të tjera mjete ushtarake të shkatërruara, pamje për të cilat raportohej se ishin marrë sot, mesditën e të enjtes.


Të tjera pamje më të rënda ishin publikuar në rrjet, por media si Newsweek nuk i përdorën prej natyrës së rëndë dhe të përgjakjes.

Ministria e brendshme e Ukrainës tha sot se një helikopter K-52 dhe tre mjete të tjera të forcave ruse ishin rrëzuar pranë rajonit të Kievit, ndërsa luftime vazhdonin në qytezat e rajonit Donbas, Shchastya e Stanytsia Luhanska.
Ukraina publikon pamje te goditjes se postes kufitare.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se vendi i tij kishte pësuar humbje të rënda në fazat fillstare të sulmit rus.

Një zëdhënës i tij fliste për rreth 40 njerëz të vrarë, ndërsa të tjera media jepnin numër më të lartë viktimash.

FOTO GALERI
1/2
Pamjet e shpërndara nga rrjeti Current Time TV në llogarinë e tyre në Telegram tregonin tym që dilte nga mjetet e rënda të ndaluara

Top Channel