Gjykata e Tiranës vendos sekuestrimin e materialeve për garën e FSHF-së

24/02/2022 10:55

Gjykata ka rrëzuar pretendimet e FSHF-së për të hequr masën e sekuestros nga materialet, mandatet dhe serverat e Federatës së Futbollit, vendosur nga Prokuroria e Tiranës në kuadër të hetimit për shkeljet gjatë procesit zgjedhor në Shoqatën e Tiranës.

Padia qe ngritur nga Shoqata Rajonale e Tiranës përpara dy javësh, përpara se vetë kjo shoqatë, me vendim të gjykatësit Arian Aliaj të rrëzohej në gjykatë, duke njohur Asamblenë e thirrur nga Veliaj dhe kryetar Eduard Prodanin.

Më herët gjykata dënoi Presidentin e FSHF, Armand Duka me gjobë për pengim të procesit gjyqësor.

Në vendimin e saj, Gjykata ka dënuar me 700 000 lekë gjobë FSHF dhe drejtuesit e saj për pengimin e gjykimit lidhur me procesin e hapur për manipulimet me shoqatat rajonale me qëllim paracaktimin e rezultatit të zgjedhjeve të 2 marsit, duke favorizuar Dukën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA