Prej disa orësh, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po jep dëshminë e tij për çështjen e inceneratorëve në Komisonin Hetimor parlamentar.
I pyetur nga Helidon Bushati nëse nuk ka mundur apo nuk ka dashur të parandalojë një aferë korruptive të tillë, Rama tha:
“Për mua dhe të gjithë veprimtarinë time dhe të ekipit tim me të cilin kemi punuar për ngritjen e këtyre veprave nuk ka asnjë aferë. Ky është pjesë e revolucionit për të pastruar malet me plehra që trashëguam nga… s’po e themi. Sot Shijaku, Kavaja po merr frymë. Kjo është puna ime dhe e ekipit tim.
Nëse në këtë punë, ministri i mjedisit, i cili akuzohet për diçka që nuk është pjesë e punës që kemi bërë së bashku, por ka shfrytëzuar postin për një ndërveprim, bashkëveprim korruptim, kjo është jepi Cezarit atë që i takon. Është organi i akuzës, lëreni njeriun atje se e ka marrë drejtësia dhe vijojmë luftën këtu se vijojmë betejën plehrat apo ajri i pastër.”
Top Channel