Në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë u zhvillua një takim mes Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe delegacionit të Ministrisë të Drejtësisë së Kroacisë, të kryesuar nga zoti Ivan Valenica, Ministër i Drejtësisë, Kroaci.

Nga ana e Drejtuesit të SPAK u prezantua misioni, struktura, funksionet, vështirësitë e paraqitura, si dhe arritjet e deritanishme të punës në SPAK.

Në takim u diskutua gjerësisht rreth nevojës për të pasur një bashkëpunim ndërkombëtar sa më efektiv në luftë kundër krimit të organizuar në rajon apo më gjerë.

Memorandumi i Mirëkuptimit i firmosur në Nëntor 2020 mes Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shqipëri (SPAK) dhe Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Kroaci (USKOK) u vlerësua si një shembull pozitiv në këtë drejtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA