Shkodra është e vetmja bashki që nuk drejtohet nga të majtët.
Lulzim Basha kërkon ta mbajë bastion më kandatin Xhemal Bushati, i cili gjatë fushatës së tij kujdeset ti kujtoje elektoratit që ai është i vetmi kandidat i Partisë Demokratike.
XHEMAL BUSHATI, KANDIDATI I PD PËR BASHKINË SHKODËR—- mos u zhgënjeni, do bej gjithçka për ju, mos harroni votoni numrin 3. Xhemal Bushatin Partine Demokratike.
Në takimet e tij me biznesin fason kandidati Xhemal Bushati shpalosi programin e tij duke u zotuar se do beje gjithçka për të lehtësuar këtë industri.
XHEMAL BUSHATI, KANDIDATI I PD PËR BASHKINË SHKODËR—- dyert e bashkisë do jene te hapura për ju. Biznesi has cçdo ditë vështirësi dhe nuk është aspak e lehtë. Kryefjala është Ndryshimi. Dhe kjo na bashkon. Kam një mision në këtë sfidë tonën, t’ia kthejmë vendim-marrjen qytetarit. Bashkia e së nesërmes do te jetë përkrahësja më e madhe e biznesit. Me një Bashki për qytetarët, Shkodra do të ecë përpara.
Top Channel