Gruaja e zhdukur pas takimit për Shën Valentin, gjendet e vdekur në bagazhin e makinës (fotot)

22/02/2022 16:11

Një vajzë meksikane është gjetur e vdekur në makinën e saj pas takimit me një amerikan në ditën e Shën Valentinit.

25 vjeçarja Elizabeth Martinez Cigarroa, u gjet e zhveshur në bagazhin e makinës së saj në Tijuana, Meksikë.

Familja e saj raportonte se kishte shkuar në një bar në bregdet për t’u takuar “amerikan të mistershëm” më 14 shkurt.

Por pas shpalljes së saj të humbur, makina tip Jeep u zbulua tre ditë më vonë.

Ajo u gjet e zhveshur në bagazhin e makinës me shenja të dukshme dhune, raportonte policia vendase, dhe më vonë trupi u identifikua nga të afërmit.

Elizabeth është femra e 24-rt që vritet në qytetin kufitar sivjet, në një rajon të njohur për dhunën ndaj grave.

Vëllai i saj i quajtur  Francisco, tha se policia kishte nisur kërkimet vetëm 24 orë pasi u shpall e zhdukur, siç është praktika e policisë meksikane për raste të tilla.

Një tjetër anëtar i familjes konfirmoi tragjedinë në rrjetin  Facebook: “Dua t’ju informoj se motra ime është gjetur, për fat të keq është gjetur e vdekur”.

Prokuroria vendase tha se po heton për ngjarjen, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Vdekja tronditëse vjen pas asaj të Tania Mendoza, 42 vjeçares që u vra me armë teksa merrte djlain e saj 11 vjeçar nga stërvitja.

Femicidi, vrasjet e femrave, kanë qenë një problem prej dekadash në Meksikë.

FOTO GALERI
1/3
25 vjeçarja Elizabeth Martinez Cigarroa, u gjet e zhveshur në bagazhin e makinës së saj në Tijuana, Meksikë.

Top Channel