Ende mister shkaku i vdekjes së aktores amerikane pas autopsisë (fotot)

22/02/2022 21:15

Autopsia e trupit të aktores amerikane Lindsey Pearlman, e cila u gjet e vdekur brenda një automjeti në Los Angeles, është përfunduar, por shkaku i vdekjes së saj mbetet ende një mister, njotonin sot zyrtarët.

43 vjecarja Pearlman, e cila kishte luajtur në serialet “General Hospital,” “Empire” dhe “American Housewife,” vdiq të premten, ditën kur trupi i saj u gjet brenda një makine në Hollywood, tha mjeku ligjor i Los Angeles.

Trupi i Pearlman u ekzaminua nga doktorët të cilët thonë se nuk kanë gjetur një shkak të vdekjes dhe se presin të tjera ekzaminime, tha për mediat zëdhënësja Sarah Ardalani.

Ata po kërkojnë të tjera hetime për shkakun e vdekjes, në rezultate që mund të kërkojnë disa javë, shtoi Ardalani.

Policia e Los Angeles tha më herët se Pearlman ishte parë herën e fundit më 13 shkurt, kur nuk ishte kthyer në shtëpi, derisa ishte gjetur e vdekur në parkun e kenionit Runyon Canyon, një vend piktoresk i preferuar shëtitjesh.

Bashklëshorti i saj Vance Smith, tha se ishte zemërthyer.

Pearlman u gjet rreth 4 km larg shtëpisë së saj në East Hollywood apartment complex. Fqinjët e saj Carlie Wilson e Chrissy McKay thanë se e kishin parë disa ditë më parë duke shëtitur qentë e vegjël dhe dukej e zemëruar.

“Ajo dukej e lodhur, në ndryshim nga zakonishst që ishte aktive e gazmore”, tha McKay.

FOTO GALERI
3/5
Miqte benin homazhe per te ndjeren

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA