Aktorja e zhdukur amerikane gjendet e vdekur në Los Angeles, thotë policia (fotot)

19/02/2022 21:31

Një aktore televizive amerikane që ishte zhdukur prej disa ditësh në Los Angeles është gjetur e vdekur mëngjesin e djeshëm.

Aktorja 43 vjeçare Lindsey Pearlman, e cila ka luajtur në serialin mjekësor të rrjetit ABC “General Hospital,” u zhduk më 13 shkurt “dhe prej atëherë asgjë nuk dihej prej saj,” thoshte policia gjatë kërkimeve për të.

Policia tha se trupi i saj ishte gjetur mëngjesin e të premtes në zonën e Hollywood pas raportimeve të publikut.

Shkaku i vdekjes së Pearlman ende nuk është raportuar në pritje të autopsisë dhe autoritetet nuk thane nese kane te dyshuar.

E ndjera kishte lindur në Chicago dhe kishte luajtur në disa seriale televizive në SHBA si  “Chicago Justice” e “The Ms. Pat Show”.

Bashkëshorti i saj Vance Smith, tha në një postim se ishte “zemërthyer”.

“Policia ka gjetur Lindesey. Ajo nuk është më,” shkruante burri zemërthyer. “Do të jap më vonë të tjera informacione, dua të falenderoj të gjithë për mendimet dhe dashurinë  por familja e saj kërkon të respektohet privatësia”.

Top Channel