Barazon Partizani me Vllazninë, Egnatia merr një fitore për mbijetesë, mposhti Skënderbeun 2-0

19/02/2022 18:17

Nuk ka fitues në takimin mes Partizanit dhe Vllaznisë.

Takimi i javës së 21-të përfundoi me shifrat 1-1. Një rezultat që nuk është se i bën punë dy skuadrave për objektivat që kanë, megjithatë shkodranët ruajnë diferencën prej 5 pikësh me të kuqtë dhe tani janë tre më pak se Kukësi i vendit të tretë, por Tirana kryesuese ka shansin ta thellojë e më tepër distancën nesër. Takim nisi mirë për miqtë kur në minutën e 11’, shkodranët fitojnë një penallti për një prekje të topit me dorë nga Bitri. Liridon Latifi mori përsipër 11-metërshin dhe Alban Hoxha e ndal, por VAR nuk i dha mundësinë të festonte. Portieri i “Demave” kishte dalë nga porta para kohe dhe penallti duhej përsëritur. Herën e dytë Latifi nuk fali, duke u treugar i saktë. Albion Marku por edhe Skuka provuan disa herë por Zogovic ishte në ditë të mirë. Telashet u shtuan për Vllazninë kur në shtesën e pjesës së parë Esin Hakaj u ndëshkua me karton të kuq, me VAR, për një goditje me bërryl. Në pjesën e dytë, Partizani e nisi me vrull dhe në minutën e 64’ Cara do të barazonte shifrat. Një barazim që nuk vlen asgjë në synimet e tyre.

Egnatia, pas pesë ndeshjesh, ka arritur një fitore me “aromë” mbijetese. Rrogozhinasit kanë fituar 2-0 në stadiumin e tyre “Arena Egnatia ” korçarët e Skënderbeut. Ishin dy futbollistët brazilianë “heronjtë” e fitores së artë, ku suksesi mund të çmohet më tepër se sa tri pikë për skuadrën së Zekerija Ramadanit. Në minutën e 15-të, erdhi goli i parë me autor Pedro Auguston. Pjesa e dytë nisi vakët pa shumë raste. Gjithsesi, do të vinte minuta e 76-të, që stadiumi “Egnatia Arena” të shpërthente sërish nga thirrjet e tifozëve. Pas një aksioni të Pedro Augustos, bashkatdhetari i tij, braziliani Jackson gjeti trekëndëshin e portës korçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA