Messi: Llogariteni edhe PSG-në për Champions, Ligue 1 shumë e fortë

17/02/2022 20:25

Leo Messi humbi penallti në ndeshjen kundër Real Madrid, por PSG iu fal golit të Kylian Mbappe në minutat shtesë për të fituar 1-0 sfidën e parë të raundit të 1/8-ve në Champions League.

Klubi francez nuk e ka fituar kurrë trofeun prestigjioz, objektiv tek i cili beson shumë ylli argjentinas, i cili në një prononcim për revistën e PSG-së tregoi edhe ndryshimin dhe zhvillimin e Ligue 1.

Është një mision i kompletuar fitimi i Champions League, pasi është një kompeticion plot skuadra të mëdha, ku mund të të eliminojë edhe gabimi më i vogël.

Besoj se kemi një ekip që mund të tentojë ta fitojë trofeun. Na emocion kjo ide, shpresoj t’ia dalim në fund. Jemi në rrugën e duhur, duke u përpjekur të bëhemi edhe më të fortë se sa jemi.

Ligue 1? Kampionati francez është rritur shumë, PSG ka ndikuar në rritjen e shikueshmërisë së Ligue 1 nëpër botë. Kampionati është shumë kompetitiv, ku çdo skuadër është në gjendje të të mundë dhe të të lëndojë.

Unë e shoh ligën franceze si një kompeticion gjithmonë më të ekuilibruar. Sot është bërë gjithnjë e më e vështirë të fitosh çdo ndeshje në futboll“, deklaroi fituesi i shtatë “Topave të Artë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA