Inter ka dalë me kokën ulur nga San Siro teksa u mposht nga Liverpool me rezultatin 0-2. Në fakt, zikaltërit ishin ata që dominuan dhe kërkuan më shumë portën kundërshtare për pjesën më të madhe të 90-minutave megjithatë, Calhanoglu, Dzeko, Vidal apo edhe Lautaro Martinez nuk ditën të konkretizonin rastet e krijuara.

Në anën tjetër, Liverpool shënoi në momentin e parë kur iu dha mundësia me anë të Firmino që me kokë mposhti Handanovic në minutën e 75. Sakaq, pak momente më pas, të kuqtë shënuan edhe një tjetër gol me anë të Salah që shfrytëzoi hapësirën në zonën e Interit. Tashmë, në ndeshjen e radhës, Liverpool niset ndjeshëm i favorizuar për të mbërritur çerekfinalet e Champions League.

Sa i takon sfidës tjetër, Bayern Munich ka dështuar në transfertën e Austrisë ndaj vendasve të Salzburg duke u ndalur në një barazim 1-1. Bavarezët shmangën në minutat e fundit disfatën teksa Kingsley Coman realizoi në minutën e 90 për të barazuar golin e pjesës së parë të Salzburg, i cili ishte shënuar nga ana e Adamu në minutën e 21. Tashmë, në ndeshjen e kthimit në Gjermani, bavarezëve iu nevojitet me çdo kusht fitorja për të marrë kualifikimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA