Meta dekretoi anëtarin e 10 të Gjykatës së Lartë, Yuri Kim: Mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve

16/02/2022 13:14

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar për dekretimin nga Presidenti Ilir Meta të anëtares së re Arbena Ahmeti në Gjykatën e Lartë.

Yuri Kim ka përshëndetur dekretimin e Presidentit, teksa shkruan se mirëpret bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi.

‘Ne mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm të gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë. Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë, gjithashtu mundëson që Gjykata e Lartë të emërojë një gjyqtar për Gjykatën Kushtetuese’, – shkruan diplomatja në Twitter.

Sot presidenti Meta ka dekretuar emërimin e Arbena Ahmetit si gjyqtarja më e re e Gjykatës së Lartë.

Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 (dhjetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë.

‘Arbena Ahmeti do të jetë anëtarja më e re në Gjykatën së Lartë, e cila është përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit, thuhet në njoftimin e Presidencës.’- shkruante Presidenca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA