Kampion i Botërorit të Klubeve, Chelsea triumfon ndaj Palmeiras në 120 minuta lojë

12/02/2022 21:47

Chelseas është bërë kampioni i Kupës së Botës për Klube për herë të parë, pas fitores 2-1, në 120 minuta lojë, ndaj Palmeiras.

Pavarësisht se ka dominuar pjesën më të madhe të kësaj sfide, “bluve” të Londrës u janë dashur minutat shtesë që të siguronin këtë triumf.

Pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll me me barazim pa gola, ndërsa ekipi anglez tentoi disa herë që të godiste në portën e brazilianëve.

Do të duhej minuta e 55’ që Chelsea të mund të merrte avantazhin e përkohshëm falë golit të Lukakut, pas një asisti të Hudson.

Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 9 minuta, pasi Veiga i dha barazimin ekipit të tij, pas një goditje nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndeshja do të vazhdonte me barazimin 1-1 edhe pas 90 minutave, duke kaluar kështu në minutat shtesë për shpalljen e kampionit të këtij trofeu.

Fati i kësaj super përballje u vendos në minutën e 117’, kohë kur Havertz shënoi të dytin gol, atë të fitore, për ekipin anglez, duke e goditur topin nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërsa në minuta e fundit të ndeshjes Palmeiras do të luante me 10 lojtar, me Luan që doli jashtë lojës me karton të kuq.

Kjo ishte finalja e dytë për Chelsean, pas asaj të vitit 2019 ndaj Liverpool, por e para fitore e këtij trofeu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA