Fjori po përjeton një situatë të vështirë emocionale, pasi një video intime e saj u shpërnda në rrjet.

Meliku e ka tensionuar akoma më shumë situatën me ofendimet që ka bërë në studion e “Për’puthen” për konkurrenten. Edhe pse të gjitha vajzat i dolën kundër, ai vazhdoi sulmin ndaj saj për të dytën ditë radhazi.

Meliku: E ka bërë (videon) një nga dashnorët e tu. Ikën fle në hotele dhe vjen këtu…

Efi: Sillu si burrë! Si ofendon në këtë lloj mënyre?!

Melik: Femër si ti në shtëpi nuk marr.

Fjori: Të kam shprehur ndonjëherë pëlqim unë ty?

Melik: Po, më ke shprehur.

Fjori: Kur?!

Mikela: Në momentin që nuk ke interes për Fjorin, pse ndërhyn? Leri djemtë e tjerë ta gjykojnë

Duke shpjeguar se është një histori e së shkuarës, Fjori theksoi se do t’i kushtojë rëndësi djemve që i qëndrojnë pranë në këtë periudhë.

Ai që më do, do më dojë me gjithë të shkuarën time. Ajo është gjë që ndodh. Ky emision është kaq i ndjekur dhe njerëzit duan të të sulmojnë dhe çdo gjë bëhet virale.

Këto janë momente të vështira. Kushdo që do të ishte në vendin tim, do të ishte shumë e ofenduar. Të vetmit që do të vlerësoj janë ata që do të rrinë pranë meje. Është e thjeshtë të gjykosh, por ta fusin njëherë veten në këpucët e mia dhe pastaj flasim”.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA