Rritja e vazhdueshme e çmimit të derivateve është prezent edhe në Kosovë.

Së fundmi në vend, përsëri ka pasur rritje të çmimit në pikat e shitjes me pakicë.

Çmimi i naftës aktualisht është një euro e 33 cent për litër, derisa ai i benzinës shkon në 1.35. Krahasuar me fundin e muajit janar, çmimet janë rritur për 4 deri në 5 centë për litër.

Megjithatë, në disa pika karburanti në Prishtinë, çmimet janë dukshëm më të ulëta.

Sipas kryetarit të shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, këto janë çmime janë të përcaktuara nga breza, por që për vendin janë të larta.

“Çmimet që janë në Kosovë janë edhe në tregjet ndërkombëtare. Gjithkund janë çmimet e rritura, por për standardin që e kanë qytetarët tanë janë të shtrenjta”, tha  Fadil Berjani,  Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve.

Berjani thotë që rritja e çmimeve duket se do të vazhdojë.

“Tërë javën, çmimet janë rritur çdo ditë, brenda 24 orëve nga 25 deri në 30 dollarë në ton”, Berjani.

 “Rritjet janë shumë të mëdha, këtu rriten hala pa u rritë atje”, tha qytetari Hamdi Kryeziu.

 “Duke i parë kushtet ekonomike që i kemi ne qytetarët e Kosovës, lidhur me mënyrën e jetesës, çmimi është shumë i lartë”, u shpreh qytetari  Granit Oska.

Aktualisht në Kosovë çmimet e naftës fillojnë nga 1.23 deri në 1.35 centë. Ndërsa benzina nga 1.25 deri në 1.36.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA