Qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit në parlament, të thirrur nga lideri i partisë më të madhe opozitare Syriza, në lidhje me kaosin e krijuar në kryeqytet pas një stuhie dëbore para disa ditësh që ka lënë mijëra njerëz të bllokuar për më shumë se 24 orë mes borës e temperaturave të ulëta dhe qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike duke shkaktuar zemërim të opinionit publik.
Pas debatesh të zjarrta prej tre ditësh nga deputetët e të gjitha forcave si dhe liderët e partive, nga 299 të pranishmit në sallë, pasi një prej deputeteve të Demokracisë së Re ndodhet në spital ne gjendje kritike, 156 ligjvënës, të grupit parlamentar të partisë në fuqi kanë votuar kundër këtij mocioni, ndërsa 142 deputetë, të gjithë të partive të opozitës, bashke me partinë Syriza që ka kërkuar votëbesimin, kanë votuar pro. Një deputet i pavarur ka abstenuar.
Top Channel