Një konsorcium grek ka fituar tenderin për të ndërtuar platformën elektronike që do të bëjë funksionale Bursën Shqiptare të Energjisë.

Vlera e prokurorimit arriti në 220 milionë lekë (1.8 milionë euro), vetëm 5 milionë lekë më pak se fondi limit.

Kjo bursë është themeluar dy vite më parë dhe në të Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje për të funksionuar si një treg i përbashkët energjie.

Sipas ekspertit të energjisë Lorenc Gordani funksionimi i plotë i bursës pritet të sjellë uljen e çmimeve të energjisë:

Nga momenti i nënshkrimit të kontratës do duhen edhe minimalisht 6 muaj të tjerë deri në ngritjen e platformës, e cila mund të bëhet plotësisht aktive në tremujorin e tretë të vitit.

Kjo përkon edhe me afatin që qeveria i ka lënë rreth 7300 bizneseve të mesme dhe të mëdha për të blerë energjinë në tregun e lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA