Ukraina e rrethuar nga tre anë, gjenerali amerikan: Në ajër e det Rusia “i mbyt”

28/01/2022 17:38

Trupa, tanke, raketa, luftanije- të gjitha janë në lëvizje. Me ngadalë, por në mënyrë mjaft të sigurtë, rusët janë duke e rrethuar Ukrainën nga tre anë. Në kufirin me të, presin 100 mijë ushtarë, megjithatë numri i tyre mund të dyfishohet brenda një kohe shumë të shkurtër.

Rajonet lindore ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, janë tashmë kontrollin e separatstëve pro-rusë që nga 2014-ta. Rusia ka gjithashtu një fuqi të jashtëzakonshme detare dhe ajrore.

Nëse do të vendosë të mësyjë vendin fqinj, do ta bëjë me të gjithë forcën: Sulme ajrore, goditje raketash, e madje edhe sulme kibernetike që mund të dëmtojnë ndjeshëm infrastrukturën ushtarake të Ukrainës, të ndërpresin komunikimin dhe të demoralizojnë trupat në terren.

“Numri i ushtarëve ne kufi është shumë më i madh sesa a ii trupave që u përdorën për të sulmuar dhe aneksuar Krimenë”, thotë gjenerali amerikan në pension, Philip Breedlove.

“Ushtria ukrainase padyshim është sot shumë më e përgatitur se atëherë, dhe e pajisur më mirë. Por rusët kanë epërsi të madhe. Edhe sikur ukrainasit të arrijnë t`i bëjnë ballë në tokë, forcat e Moskës zotërojnë padiskutim detin dhe ajrin”, shton ai.

Ndonëse thotë se nuk e ka në plan pushtimin, Rusia ka vazhduar përgatitjet ushtarake në rajonin e Rostovit, duke përfshirë këtu tanke, mjete ushtarake amfibe dhe armatime të tjera të rënda.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA