9 mënyra të mbështetura nga shkenca për t’u ndier më mirë në vitin 2026
Banorja Einxhel Shkira ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për shkak të një dëmtimi që pësoi në krahun e saj gjatë lojës që po bënte me Ilirin!
Mbrëmjen e sotme gjatë ‘live show’ moderatorja ka komunikuar me publikun dhe banorët përmes një lidhje live nga ambientet e spitalit.
Por sigurisht që nuk ka munguar një përshëndetje me Dagz, i cili ndodhej në studio dhe është shprehur tejet falenderues për banorët që u përkujdesën për Einxhel, ndërsa i thotë kësaj të fundit që e do shumë dhe se po e pret jashtë!
Pjesë nga biseda:
Dagz: Hey babe!
Einxhel: Më thanë që po të kishe qen ti në shtëpi s’do kishte ndodhur
Dagz: Sigurt
Einxhel: Do kishim qenë bashkë në ndonjë cep larg sporteve ekstreme
Dagz: Me siguri! Po du me fol edhe me shtëpinë, e keni parasysh sa i pafuqishëm jam ndjerë jashtë, është shumë e vështirë për mua që mendoja që isha brenda po s;kisha fuqi me i ndihmu, dua t’ju falenderoj që më bën të ndihem sikur isha brenda pa marrë parasysh dinamikat dhe luftën mes tyre për të fituar.
Einxhel: Ma vunë foton tënde aty ngjitur
Dagz: Normal mirë që si gjithmonë kur vjen puna te njerzillëku e tregojnë që janë njerëz të mirë faleminderit shumë. Ty të dua shumë bëhu e fortë edhe të pres jashtë!
Top Channel