Personat që janë prekur nga COVID dhe më pas janë vaksinuar ose e kundërta kanë nivel më të lartë antitrupash.

Sipas studimit amerikan, ky kombinim siguron rritje të imunitetit, që është dhjetë herë më i fuqishëm se thjesht vaksinimi.

Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Shëndetësisë dhe Shkencës në Universitetin e Oregonit (OHSU) në Portland, të cilët publikuan studimin në revistën Immunology, theksuan se ky zbulim nuk do të thotë që ne duhet të ekspozohemi qëllimisht ndaj koronavirusit por besojnë se çdo infeksion i ri plus vaksinimi do të shënojë gradualisht fundin e pandemisë.

Studimi shqyrtoi 104 persona të cilët ishin vaksinuar plotësisht me Pfizer-BioNTech ose Moderna , nga të cilët 42 nuk ishin infektuar kurrë me koronavirus, 31 ishin infektuar para vaksinimit dhe 31 pas vaksinimit.

Mostrat e gjakut të vullnetarëve u ekspozuan ndaj tre varianteve të ndryshme të koronavirusit. Sipas studimit, personat me imunitet “hibrid” për shkak të vaksinimit dhe infeksionit kishin nivele më të larta të antitrupave se sa ata që vetëm ishin vaksinuar.

Top Channel