Diego Costa transferohet në Itali, bëhet shok skuadre me mbrojtësin e kombëtares!

25/01/2022 21:01

Pas Franck Ribery, Atalanta afron një tjetër emër të madh.

Për të kënaqur sadopak trajnerin Colantuono dhe për të tentuar mrekullinë në këtë sezon që do të ishte qëndrimi mes më të mirëve, klubi nga Salerno ka arritur akordin me ish-sulmuesin e Atletico Madrid dhe Chelsea, Diego Costa që vjen si lojtar i lirë pas eksperiencës disa-mujore me Atletico Mineiro në Brazil ku u shpall edhe kampion në vendin e sambas.

Me Diego Costan Salernitana do të ketë më shumë eksperiencë në ekip dhe më shumë mundësi për t’i bërë gjërat më mirë në pjesën e mbetur të këtij sezoni. Te Salernitana aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Frederik Veseli.

Top Channel