Shpërthimi me eksploziv në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i policisë
24/01/2022 23:47
Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Dukës, në Durrës.
Për ngjarjen në fjalë ka ardhur edhe reagimi i policisë. Policia në një njoftim për shtyp thotë se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel