Luani gjymtohet nga sulmi barbar i luaneshave të cilave tentoi t’u vidhte ushqimin (pamje të rënda)

24/01/2022 16:09

Luani në pamje trazoi një tufë luaneshash me gjahun e tyre dhe pas konfrontimit të ashpër duket se humbi organet gjenitale kur ato e sulmuan sepse donte të merrte ushqimin nga të vegjëlit e tyre.

Luani i njohur në zonë si Mandevo u përpoq të merrte këlyshin e vrarë të bufalos nga nënat e reja pa e kuptuar se ushqimi ishte për rreth 11 këlyshët e tyre që prisnin.

Mandevo pësoi një kafshim të ashpër në testikuj mes përplasjeve në rezervatin Maasai Mara në Kenia, çka më pas detyroi veterinerët të hiqnin një prej testikujve të tij për ta shpëtuar.

Fotografi britanik Gren Sowerby ndoqi luftimin me kameran e tij dhe më pas njoftoi kujdestaret e parkut për të dhënë trajtimin veterinar.

Sowerby, viziton rregullisht zonën për të fotografuar kafshët.

71-vjeçari tha: “Ulërimat e tij ishin si të një makine Formula 1! Ai u shtri më pas dhe nisi të lëpinte veten.

“Ne u surprizuan pasi nuk e kishim parë më parë këtë sjellje, por ndoshta ngaqë u lëndua shumë.

Nëse Sowerby dhe grupi i tij nuk do të kishin dëshmuar incidentin, Mandevo mund të mos kishte marrë ndihmë për lëndimin e tij.

Ai shtoi: “Rojet e parkut dërguan veterinerin nga Spitali i Elefantëve në Nairobi. Ai kreu operacionin dhe tani luani është duke u rekuperuar në botën e egër, duke u monitoruar nga zyrtarët e parkut”.

FOTO GALERI
3/7
Mandevo pësoi një kafshim të ashpër në testikuj mes përplasjeve në rezervatin Maasai Mara në Kenia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA