Laçi arrin të marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Teutës në këtë javë të 17-të të Abissnet Superiores.
Skuadra e drejtuar nga Edi Martini ka koleksionuar disfatën e katërt radhazi bashkë me këtë të sotmen, në stadiumin e qytetit të Rrogozhinës ku u mundën me shifrat 2-4.
Ndeshja nisi mirë për Djemtë e Detit të cilët gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Albano Aleksit.
Laçi gjeti barazimin me anë të Ardit Deliu në minutën e 48 kështu, me rezultatin 1-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Mirel Josa ishin më të vendosur për të dalë me pikët e plota nga kjo përballje dhe momenti vendimtar ishte në minutën e 61 teksa Kotobelli ndërhyn gabimisht ndaj Zarubicës dhe gjyqtari kryesor jep penalltinë për miqtë.
Nga pika e bardhë Guindo nuk gabon dhe shënon, por nuk u ndal këtu pasi në minutën e 73 shënon edhe golin e tretë për Laçin dhe të dytin personal.
Në minutën e 80, Teuta provon të rihapë duke shënuar me anë të Rubin Hebajt, por në minutën e 96-të Deliu shtang portierin e durrsakëve duke shënuar një supergol dhe vulosur fitoren e kurbinasve që ngjiten të dytët në klasifikim ndërsa Teuta mbetet në vendin e 6 me 18 pikë.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të së shtunës artizani rikthehet tek problemet e tij të fillimsezonit me finalizimin. Përballë Kastriotit në “Elbasan Arena” të kuqt e kryeqytetit nuk shkuan më tepër se një barazim pa gola.
Top Channel