Zyrtare/ Merkato në dalje, Tirana ndërpret kontratën me një mesfushor

21/01/2022 13:03

Pas Richard Dansos Tirana largon edhe Isaac Gyamfin. Qendërmesfushori ganez i ka dhënë fund aventurës me 25 herë kampionët e Shqipërisë, me të cilët firmosi në shtatorin e vitit 2020.

21-vjeçari afrikan nuk ia doli të lërë gjurmë, teksa nuk realizoi asnjë gol me Tiranën, që zyrtarizoi ndarjen me Gyamfin me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Isaac Gyamfi. Mesfushori i cili iu bashkua ekipit në Gusht të vitit 2020 ka pranuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit”, shkruan klubi kryeqytetas.

Top Channel