Vdes italiani duke u arratisur nga shtëpia e kujdesit i lidhur me çarçaf (fotot)

21/01/2022 15:21

Një 91-vjeçar ka vdekur në një aksident teksa tentonte të arratisej nga shtëpia e kujdesit në Itali, duke zbritur nga dritarja i lidhur me çarçaf në mes.

Mario Finotti ishte rezident në shtëpinë e të moshuarve Opera Pia Francesco Bottoni në Papozze, në rajonin verilindor të Veneto.

Ai po përpiqej të dilte nga dhoma e tij në katin e dytë duke zbritur nga dritarja me një çarçaf që kishte lidhur në mesin e tij.

Mediat vendase raportonin se lidhja e shtrenguar mund t’i ketë shkaktuar një shtypje fatale në mushkëri, duke e vrarë teksa mbetej i varur në çarçaf.

Punonjësit e qendrës e gjetën atë të varur nga dritarja e dhomës së tij mëngjesin e të martës, shkruan e përditshmja Corriere del Veneto.

Finotti ishte i lindur në qytet dhe kishte jetuar gjithmonë aty.

Ai nuk kishte fëmijë dhe nuk ishte martuar, madje kishte refuzuar kujdestarët në vitet e fundit.

Drejtori i shtëpisë së kujdesit Luca Avanzi tha për Corriere della Sera: “Jemi të shokuar nga kjo që ndodhi. Mario Finotti ishte mirë dhde nuk vuante nga sëmundje mendore. Nuk e dimë se çfarë ndodhte në mendjen e tij pasi nga ana psikologjike kishte qenë paqësor”.

Vetmia duket se është motivi i tentativës së Finotti për t’u larguar pasi kufizimet e ashpra Covid-19 në Itali, e ndalonin atë të bënte vizita. Prokuroria është duke hetuar incidentin.

FOTO GALERI
1/3
Punonjësit e qendrës e gjetën atë të varur nga dritarja e dhomës së tij mëngjesin e të martës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA