Ekskluzive/ Zgjedhjet në SPAK, paditen në gjykatë/ Prokurorja Sonila Muhametaj bën padi në Gjykatën Administrative

21/01/2022 19:57

SPAK është plotësuar me 17 prokurorë, por për dy vendet e fundit ku ishte garuese dhe Sonila Muhametaj, prokurorja kërkon gjyqësisht shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas zonjës së akuzës ata nuk i kanë marrë pikët me meritë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përfunduar i paditur në Gjykatën Administrative për mënyrën se si ka renditur disa prokurorë pranë SPAK. Ish prokurorja e krimeve Sonila Muhametaj kërkon ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara dhe kërkon emërimin në SPAK.

Procesi i emërimeve në SPAK kujton prokurorja  duhet të jete i hapur, ndërkohë që dy anëtarë  të KLP sipas paditëses gjenden  në konflikt interesi dhe duhet të kishin dhënë dorëheqjen . Sepse Sonila Muhametaj këmbëngul se i ka pasur nën hetim ata apo të afërmit e tyre. Duke u krahasuar me kolegët Shehu dhe Gokaj ajo kujton jo vetëm volumin e dosjeve që ka hetuar, por edhe parametrat që kërkohen për t’u ngritur në karrierë në SPAK.

Njëri nga fituesit sipas Muhametaj u klasifikua nga KLP në shkelje të Kushtetutës, pasi nuk plotësonte kushtin e aftësisë profesionale. Kurse për tjetrin sipas padisë së prokurores  KLP nuk u thellua  dhe nuk mori informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit se si kishte hetuar përderisa “prokurori fitues i SPAK pati disa qëndrime jo korrekte pasi u pyet nga media për prova mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit”, thotë Sonila Muhametaj.

Madje prokurorja akuzon KLD-në se është në kufijtë e shpërdorimit të detyrës.

Duke hedhur dyshime të forta për arsyet e vërteta të renditjes Sonila Muhametaj i thotë gjykatës se këshilli  emëroi padrejtësisht dy kolegët e saj.

Në një padi që vendos në pikëpyetje qasjen e këtij institucioni, prokurorja i kërkon gjykatës riçeljen e garës dhe renditjen e 3 kandidatëve sipas ligjit dhe meritokracisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA