Egnatia merr një pikë në “Loro Borici” përballë vendasve falë barazimit 1-1

21/01/2022 19:55

Vllaznia ngec sërish në barazim, për të katërtën ndeshje radhazi në kampionat, teksa këtë herë nuk shkoi dot përtej shifrave 1-1 ndaj Egnatias në “Loro Boriçi”, aty ku sulmuesit kuqeblu treguan sërish limite të theksuara në finalizim.

Sfida nisi mjaft mirë për shkodranët, që krijuan disa mundësi shënimi, por  që nuk ja dolën dot të shënonin. Ndërkohë skuadra nga Rrogozhina për një çast vendosi heshtjen në Loro Borici duke kaluar në avanatazh në mbyllje të pjesës së parë. Ilirid Ademi mori një top nga mesi i fushës dhe u nis i vetëm me Zogovic, të cilin e mposhti me një goditje të saktë.

Në pjesën e dytë është sërish skuadra shkodrane që merr më tepër përsipër duke kërkuar me ngulm golin e barazimit që e arrin në minutën e 70-të.

Mesfushori Ardit Krymi, në ndeshjen e tij të 200-ë me fanellën kuqeblu, dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë duke barazpeshuar shifrat e sfidës, me atë që ishte dhe goli i 3000-të në historinë e skuadrës kuqeblu.

Me shifrat 1-1 u mbyll ky takim që regjistron dhe ndalesën e katërt radhazi në barazim për Vllazninë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA