Rama: Opozita në proces agonie, me dy kufoma në mes! Ngjarja te “Maji”, e drejta individuale nuk mund të shkelë atë të përbashkët

20/01/2022 15:00

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS, bëri një koment shumë të shkurtër për opozitën.

Ai tha se gjendja në të cilën opozita ndodhet është për t’i qarë hallin: Për sa i përket opozitës nuk do doja të kthehesha, është në një proces agonie me dy kufoma mu në mes , që s’di ca të bëj , ai ti heqë a ti mbajë, është për të qarë hallin.

Ndërkohë Rama ka komentuar edhe protestën e banorëve te 5 Maji:Ato janë pamje të përsëritura dhe do përsëriten sa herë e drejta individuale të shkelë atë të përbashkët, unë di që asnjë banor nuk hidhet në rrugë, por nuk mund të merret peng e mira e përbashkët. Nuk mund ti dalësh para shtetit dhe njerëzve me forcë.

Verifikojeni a janë ata në rrugë të madhe apo kanë një mundësi tjetër, dhe unë them që është kjo e dyta. Do u japim të gjithëve atë që u takon , por nuk mund të imponojnë më shumë se ç’duhet, çfarë mund të bëjmë më shumë se kaq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA