Një 54-vjeçar është ndalur nga policia pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Në njoftimin e policisë thuhet se është ndaluar shtetasi S.Xh., pas kallëzimit të një 49-vjeçareje.

Kjo e fundit ka thënë në polici se ky shtetas e ka ngacmuar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet kanë ndaluar shtetasin S. Xh., 54 vjeç, banues në fshatin Iljare, Përmet, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 49 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të shtetasit S. Xh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA