Një grua filmohet iu afrohet tre fëmijëve hebrenj në Brooklyn dhe fillon t’i fyejë, duke i pështyrë në fytyrë dhe largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Ngjarja e tmerrshme ndodhi të premten rreth orës 12:30 në parkun Marine pranë shtëpive private.
Gruaja iu afrua konkretisht një djaloshi 8-vjeçar që po luante me vëllanë dhe motrën shtatë dhe dy vjeç.
“Hitleri do të duhej t’ju vriste të gjithëve. Do ju vrasë dhe e di se ku jetoni”, u tha gruaja që nuk mund të kontrollonte veten sipas policisë së New Yorkut.
Deri më tani nuk raportohet se ndonjëri prej tyre të jetë lënduar, ndërsa kamerat e sigurisë kanë dokumentuar pretendimet e fëmijëve.
“Kjo grua u është afruar dhe filloi t’u bërtasë. U tha se Hitleri është dashur t’i vrasë të gjithë”, tha për mediat amerikane babai i djaloshi Aryah Fried.
Policia akoma është në kërkim të dyshuarës që bëri komente raciste dhe që besohet të jetë rreth të 30-ve dhe nëse ajo kapet nga autoritetet, mund të dënohet me burgim për këtë gjest.
Top Channel