Kur gjejmë gjysmën tonë është një nga gjërat më të bukura që ndodhin në jetë.

Por shpesh, me kalimin e fazës së parë të dashurisë, lidhja na duket sikur është konsoliduar dhe e marrim si të mirëqenë atë.

Fare pa e kuptuar biem në një rutinë të rrezikshme, e cila duhet shmangur sa më parë. Por cilat janë gabimet në një lidhje dashurie që do ta shkatërronin atë që është krijuar me shumë mund, sipas ekspertëve.

Televizori ose telefoni

Televizori ose telefoni janë padyshim  “vrasës i dashurisë”. Nëse mbrëmjeve jeni duke ngrënë darkë duke parë vazhdimisht televizorin ose të jemi me sytë në telefon, si rezultat nuk do të kemi mundësi të bashkëbisedojmë dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin. Është një formë e mungesës së dialogut. Menaxhojeni më mirë kohën tuaj dhe kushtojuni më shumë partnerit.

Ruani intimitetin

Nuk duhet të mendoni se jeni në çift, se njiheni prej vitesh dhe të tregoheni të pakujdesshëm në ruajtjen e intimitetit. Është e vërtetë që mes partnerëve ka një dashuri të pastër dhe që duheni për atë që përfaqësoni, por pse të mos përpiqeni të silleni gjithnjë si në ditën më të mirë. Tregoni kujdes për pamjn, higjienën personale dhe mbi të gjitha ruani fort intimitetin tuaj.

Mungesa e vëmendjes

Një nga armiqtë më të dëmshëm të lidhjeve në çift është mungesa e vëmendjes. Nuk bëhet fjalë për gjëra të mëdha, për shembull një tufë me lule, një dhuratë e madhe që ta surprizoni partnerin, por thjesht për një vështrim. Të tregojmë kujdes dhe vëmendje kur partneri vjen me një pamje ndryshe, apo ka një veshje të re. Mos hezitoni t’i shprehni komplimentet e sinqerta për elegancën, qoftë edhe në një mbrëmje të zakonshme.

Xhelozia e tepruar

Mos e ndiqni dhe kontrolloni partnerin tuaj në çdo moment të ditës. Baza e një marrëdhënieje të shëndetshme është besimi i ndërsjellë. Për të pasur një lidhje të bukur dhe të lumtur, duhet të kultivoni ndjenjën e besimit dhe të respektit.

Mungesa e projekteve

Të jesh në një marrëdhënie në çift, nuk mjafton vetëm të përballoni të përditshmen, por të mendoni edhe për të nesërmen, të ndërtoni jetën duke menduar për të ardhmen e përbashkët. Çiftet duhet të ndërtojnë projekte së bashku: vendet e pushimeve, blerja e një makine, e deri te projekte më të rëndësishme dhe ambicioze, si: fëmijët, jetesa, vizioni i tyre për një të ardhme më të mirë. U takon të dy partnerëve që të reflektojnë për të ardhmen dhe kjo gjë sjell bashkëpunimin dhe dëshirën për të ecur përpara jo vetëm, por së bashku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA